+41762829008 info@radiofoleja.com

Radio Foleja

Të nderuar Dëgjues Të ç’muar vllëzer e motra shqiptare shokë e shoqe

Për ju janë shkruar disa poezi, andaj lexoni me vëmendje…!

KUJTIM PËR TY

E mbyllur brenda vetës,
për ty shkruaj,
Jam larg nga ti,
dhe për ty vuaj.

Loti më pikon,
zemra po më thyhet,
Pse nuk jam me ty,
hiq nuk më rrihet.

Aq larg më dukesh,
sa më asgjë s’të mbërrij,
Por, lotët nuk më ndalen,
për ty shpirti im.

Këto shkronja që po i shkruaj,
për ty po flasin,
Çdo njëra prej tyre,
me zë në emër të thërrasin.

 

ZEMËR E VYSHKUR

Ti shkove, ike, vetëm më le…
Tani jemi larg ne të dy,
As lamtumir i dashur nuk më the,
e unë mbeta duke qarë për ty.

Dikur të vendosur japëm një premtim,
në një natë romantike, në një natë me shi,
Unë të hyja në zemrën tënde, ti në shpirtin tim,
kjo gjë nuk ndodhi, e unë mbeta në vetmi.

Ti u largove, më le vetëm,
më mbyte në detin plotë trishtim.
S’të mbaj meri, se kujtim më le..
një zemër të vyshkur, në kraharorin tim.

 

DASHURIA IME

U linde si feniks në zemrën time,
dhe zjarrë përhape në shpirtin tim.
Ma mbushe jetën plotë gëzime,
e unë fitova një amshim.

O Zot, o shpirti im,
o, jeta ime e shtrenjtë.
O, fat i syve të mi e gëzim,
kulm i dëshirave të mia besim.

Para teje shpirti po shkrihet, e di, 
dhe në vetmi zemra më tretet.
Sikur të gjithë i shohin eshtrat e mi, 
e mu vetëm të vdes më mbetet.

Me zgjove nga vdekja,
më the jeto.
Preke shpirtin tim dhe i the gëzo,
ke jetën time që e la pa gaz.

Po unë nuk do të vdes,
se dua të jetoj.
Sa të jem gjallë do të pres,
do të jetoj edhe kur ti vdes.

DASHURIA E VRARË

Në dasmën tënde do të vij patjetër,
por, jo si dasmor, por si plagë e vjetër…
Do të ulem e vetmuar në një tavolinë,
dhe për fatin tim do të ngre dollinë…

Edhe e paftuar në dasmën tënde do të vij,
e lodhur, e strukur, si një zogë, pa fole do të rri…
E me lotët e mi do të pi, e do të dehem,
do e bëjë për ty, e jo se do defrehem.

E nëse pa dashuri do të më shohesh,
mos mu afro, se nuk dua të më njohësh…
Dua ta kuptosh në heshtje ketë urim,
por, prap unë do qaj për fatin tim…

 

E nëse e bukur do të dukem përsëri,
mos më thuaj nuk dua ta di…
E tani të të kesh pakëz mëshirë,
por, të lutem që fëmijës së parë,
veri emrin e dashurisë së vrarë.

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

Poezia Juaj

Vend për Poezin tuaj këtu

TITULLI NË NDËRTIM

NË NDËRTIM

NË NDËRTIM

NË NDËRTIM

NË NDËRTIM

NË NDËRTIM

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

në ndërtim

Poezi

ju lutemi na dërgoni poezi dhe ne do tju publikojmë këtu poezin tuaj 

Formulari për të Shkruar Poezi

9 + 10 =