Kanali Youtube i Donald Trump, i mbyllur në 12 janar, do të rivendoset kur rreziku i dhunës zvogëlohet mjaftueshëm, tha Susan Wojcicki, shefe e shërbimit video të Google, pothuajse dy muaj pas sulmit nga mbështetësit pro-Trump në Kongresin Amerikan.

Unë konfirmoj që ne do të heqim pezullimin e kanalit të Donald Trump kur të përcaktojmë se rreziku i dhunës është ulur”, tha ajo në një intervistë, transmeton Telegrafi.

Ish presidenti u hoq nga platformat e mëdha pasi disa nga mbështetësit e tij sulmuan Capitol Hill dhe sipas mediave të huaja, ishte Trump ai që i nxiti ata të dhunës.

Rrjeti i tij i preferuar Twitter e dëboi atë për gjithë jetën. Facebook e dëboi atë për një kohë të pacaktuar dhe bordi mbikëqyrës do të vendosë për kthimin e tij të mundshëm.

Share This