Zyrtarë policorë në Mianmar kanë filluar të braktisin vendin e tyre të punës duke ikur në Indi – kjo për shkak se nuk duan të jenë pjesë e përleshjeve të dhunshme kundër protestuesve që po kërkojnë demokraci dhe drejtësi.

Rojet indiane kufitare kanë njoftuar se rreth 30 policë së bashku me familjet e tyre kanë kaluar kufirin gjatë ditëve të fundit, dhe shumica prej tyre po e kërkojnë statusin e refugjatit, tranmseton Telegrafi.

Sipas mediave indiane, një burrë që pretendon se ishte zyrtar policor, ka braktisur punën duke refuzuar të zbatojë urdhëruar për të qëlluar mbi civilë në pjesën perëndimore të Chin.

India aktualisht ka mbyllur kufijtë e saj më Mianmarin, dhe ka vënë patrulla të shumta përgjatë kufirit për të ndalur kalimin e kufirit nga refugjatë të shumtë.

Kjo po ndodh pas një jave të përgjakshme në Mianmar, që kur ushtria doli në rrugë duke ushtruar dhunë mbi civilët ku si pasojë humbën jetën 40 aktivistë dhe dhjetëra tjerë u plagosën.

Videoja që të enjten u publikuar, ku shihet ushtari duke qëlluar me pushkë personin që filmonte nga dritarja e apartamentit të tij ka tmerruar opinionin.

Në video shihen një çift duke shikuar nga dritarja e apartamentit, kur një ushtar i uniformuar i vëren dhe menjëherë ua kthen pushkën – ai shti me ata por për fat të mirë arrijnë t’i shmangen plumbit.

Share This