Apple mund të jetë duke planifikuar përditësime të konsiderueshme të ekranit për serinë e tabletëve të famshëm – iPad.

Por siç thuhet, çuditërisht, linja premium e tabletëve të Apple, iPad Pro mund të mos jenë të parët që i marrin përditësimet së pari dhe kalimin në teknologjinë e re të ekraneve OLED.

Sipas burimeve të informacionit, thuhet se Apple iPad Air do të jetë seria e parë që do të bëhet me ekranet OLED.

Kjo sipas DigiTimes, e cila pretendon se një iPad me një ekran OLED 10.9 inç mund të hyjë në prodhim nga fundi i 2021, për t’u lëshuar në 2022.

Faqja nuk e quan iPad, por me atë madhësi të ekranit ka të ngjarë të jetë një iPad Air, duke pasur parasysh që iPad Air 4 (2020) ka një ekran me diagonalen prej 10.9 inç.

Apple me sa duket po mendon gjithashtu të kalojë në OLED edhe me modelet e saj me 12.9-inç., përkatësisht modelet iPad Pro, si dhe për modelet MacBook Pro 16-17-inç.

Këto modele do të lëshoheshin gjithashtu në 2022, por Apple me sa duket nuk ka vendosur nëse do të kalojë në OLED për këto pajisje.

Share This