Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është parë në kryeqytet me një veturë luksoze të tipit BMW. Pas raportimit të mediave ka marrë kritika të shumta.

Mirëpo Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk e ka blerë dhe se nuk është pronar i një makine të tillë.

“Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu”.

“Kam edhe kohën time të lirë që e kaloj me familje e miq. Pasuria ime është ajo që ka qenë. Shpenzimet e mia zyrtare si kryetar janë më të ultat në Kosovë”.

“Mua më vjen mirë që standardi për mua është se nuk kam të drejtë as me hyp në makinë të dikujt, prandaj edhe e bëra këtë shpjegim. Legjitime. Shpresoj që kjo një ditë të vlej për krejt politikanët”, ka shkruar Ahmeti.

Share This