Në Akademinë Përkujtimore në shënim të përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bëri thirrje për unitet për, siç tha ajo t’i dalë zot Republikës së Kosovës.

Duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari, ajo tha se komandanti Adem Jashari ishte i bindur se pa një rezistencë të armatosur liria ishte e paarritshme.

“Nuk ishte fundi i komandantit, ky ishte përjetësimi i tij dhe familjes Jashari në themelet e shtetit të Kosovës. Ata mbrojtën identitetin dhe nuk pranuan të nënshtrohen. Ata e mbrojtën shtëpinë sepse ajo sikurse shteti është territor sovran për të cilin flijohet edhe jeta. Obligohemi që rrugën e nisur atëherë ta vazhdojmë duke e bërë shtetin tinë të fortë. Të bëhemi bashkë, më shumë se kurrë na duhet vullnet e dashurin për t’i dalë zot republikës sonë”, shtoi ajo.

Share This